Dëbora dhe moti i ftohtë kanë sjellë probleme në disa akse kryesore të vendit, ndërsa një nga pikat më problematike është dhe qafa e Llogarasë.

Disa qytetarë kanë dërguar mesazhe në redaksinë e Faxëeb.al, ku shprehen se në këtë aks rrugor mungojnë borëpastrueset dhe nuk është hedhur kripë dhe skorje në rrugë.

Ata shprehen se dhe me zinxhirë kalimi është mjaft i vështirë, ndërsa disa prej tyre gjenden të bllokuar prej minutash. Qytetarët i bëjnë thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë menjëherë, pasi mes udhëtarëve ka edhe fëmijë.

Në ditët në vijim pritet një përkeqësim i mëtejshëm i situatës, ndërsa temperaturat do të zbresin nën zero në të gjithë vendin.

Gjatë ditës së djeshme Ministria e Mbrojtjes iu bëri thirrje prefektëve që të ndërmerrnin të gjitha masat e nevojshme, po mesa duket mobilizimi nuk është ende maskimal. Probleme ka dhe në qarqe të tjera të vendit si Kukës apo Korçë.

Më poshtë janë dhe fotot e dërguara nga ana e qytetarëve:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re