Një djalë nga Durrësi ka pasur nënën të sëmurë, pasi dyshonte se kishte ishemi cerebrale, por edhe për Covid.

Ai thotë se në spitalin e Durrësit nënës së tij nuk i kanë dhënë ndihmë mjekësore. Djali me anë të një videoje tregon se nënën e ka çuar në spital që në orën 21:00 në mbrëmje, por dhe pse është mëngjesi i ditës tjetër e kanë lënë të presë në korridoret e urgjencës në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Kam sjell nënën mbrëmë në orën 21:00 në Spitalin e Durrësit, ka pësuar hemorragji cerebrale dhe dyshojmë dhe për Covid. Tani është ora 11:00 dhe siç e shihni askush nuk e merr përsipër, po presim përgjigjen e tamponit që nuk e kanë bërë akoma. Se kur do e bëjnë dhe kur do vijë përgjigja, ne po rrimë në korridoret e spitalit të Durrësit”, tregon djali i të sëmurës për emisionin “Stop”.

Ndërkohë drejtuesit e emisionin Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj shprehen se nënës së sëmurë i duhej bërë një test i shpejt, i cili prej kohësh ka hyrë në qarkullim në Shqipëri. Por edhe pse e moshuara është e sëmurë dhe djali thotë se ka pësuar hemorragji cerebrale, sërish askush nuk është kujdesur për të në spital.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re