Ish-deputeti i PD-së, Luciano Boçi, publikon denoncimin e një mesueseje në Elbasan, e cila thotë se pavarësisht rasteve me Covid në shkollë, ajo nuk është dezinfektuar asnjëherë.

STATUSI I PLOTE

Shkollat vazhdojnë të jenë nën pushtetin e pandemisë.

Mësuesë të infektuar, ambjente të padezinfektuara, mosgjurmim rastesh, neglizhim testimesh për mësuesit, turne pa fund, kaos mësimor, mungesë e mjeteve elementare anti-covid.

Kjo është panorama e vërtetë e shkollave sot, përtej lustrimeve mashtruese.

Mësues, nxënës e prindër të braktisur në ditët më të vështira nga shteti i tyre!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re