Sindikata Kombëtare e Qendrave të Kontaktit “SOLIDARITETI” në një reagim zyrtar ka përcjellë shqetësimin e një grupi punonjësish të kompanisë Teleperformancë, e cila u ka kërkuar punonjësve të saj instalimin e detyrueshëm të kamerave në shtëpitë e tyre, përfshi ambiente private si dhoma e gjumit etj., në varësi të mundësive të tyre materiale dhe rrethanore për ta kryer punën në distancë.

Siç bëhet me dije vendimi i kompanisë vjen për shkak të pandemisë, ku si rrjedhojë, për pjesën më të madhe të punonjësve të qendrave të kontaktit (“call centers”) puna është zhvendosur në shtëpi. Ky veprim është në shkelje me ligjin dhe cënon rëndë të drejtën e privatësisë për mijëra punëtorë të kësaj kompanie.

Ky zhvillim ka krijuar shqetësime të shumta mes punëtorëve, të cilët kanë nisur një peticion për parandalimin e detyrimit në fjalë. Në kushtet kur ky vendim që shkel privatësinë po fillon që të zbatohet nga ana e kompanisë, Sindikata Solidariteti është angazhuar në rrugë institucionale dhe organizative për të parandaluar këtë veprim të paligjshëm dhe të padrejtë.

Reagimi/ LËNDA: Vëzhgimi i paligjshëm me kamera brenda dhomave të gjumit nga kompania Teleperformance

Përshëndetje, Kompania Teleperformance iu ka kërkuar punëtorëve të saj instalimin e detyrueshëm të kamerave në shtëpitë e tyre, përfshi ambiente private si dhoma e gjumit etj., në varësi të mundësive të tyre materiale dhe rrethanore për ta kryer punën në distancë.

Vendimi i kompanisë vjen për shkak të pandemisë, ku si rrjedhojë, për pjesën më të madhe të punonjësve të qendrave të kontaktit (“call centers”) puna është zhvendosur në shtëpi. Ky veprim është në shkelje me ligjin dhe cënon rëndë të drejtën e privatësisë për mijëra punëtorë të kësaj kompanie.

Ky zhvillim ka krijuar shqetësime të shumta mes punëtorëve, të cilët kanë nisur një peticion për parandalimin e detyrimit në fjalë. Në kushtet kur ky vendim që shkel privatësinë po fillon që të zbatohet nga ana e kompanisë, Sindikata Solidariteti është angazhuar në rrugë institucionale dhe organizative për të parandaluar këtë veprim të paligjshëm dhe të padrejtë.

Informacione mbi bazën ligjore:

Sipas pikës 4, shkronjës a, të Udhëzimit nr.3 të datës 05.03.2010 i cili i referohet ligjit 9887, ndër të tjera thuhet specifikisht edhe se instalimi i një sistemi video survejimi është i ndaluar në dhoma që përdoren ekskluzivisht për qëllime private….

Një veprim i tillë është në kundërshtim edhe me konventat e ndryshme ndërkombëtare siç është Neni 8 i Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.

Kryetari, Tonin PREÇI

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re