Një denoncim për hedhje inertesh në bregdet dhe në zonën e pyllit  të Sodës, ka bërë që policia të ndërmarrë një aksion mbrëmjen e sotme.

Mësohet se mbi 10 kamionë janë bllokuar në pikën e Triportit, deri në një verifikim të plotë. Aksioni erdhi pas denoncimit se inerte të shumta po shkarkoheshin në det dhe në pyllin e Sodës.

Kontrollet e “bluve” erdhën pas vizitës së Ramës në Vlorë. Edi Rama tërhoqi vëmendjen uniformave blu, që sipas tij duhet të jenë në çdo kilometër të vendit dhe të raportojnë shkeljet, ndërsa paralajmëroi gjoba për bizneset.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re