Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe është denòncuar nga Partia Zgjidhja për emërimin në postin e zëvendës kryeministrit të Kosovës nga qeveria e re e Avdullah Hotit. Lista serbe ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës, të cilët i dhanë votat LDK që të miratonte qeverinë.

Sipas Partisë Zgjidhje, Rakiq nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe akuzohet si nxitës i trazirave dhe si i përfshirë në korrupsion.

“Rakiq nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës dhe e cilëson si Beogradi, Kosova dhe Metohia. Është akuzuar si nxitës i trazirave të marsit 2014 në veriun e Mitrovicës dhe për përfshirje në korrupsion. Sot Kosova do të ketë jo vetëm një qeveri me partitë humbëse të zgjedhjeve të tetorit 2019, që nuk njeh vullnetin e shumicës së zgjedhësve, por edhe e varur nga Beogradi. Lista Serbe do të ketë edhe poste të tjera në agjenci dhe ministri, që kanë lidhje me sigurinë publike të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në denòncimin e Partisë Zgjidhja.(A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re