Mariglen Doçi, vëzhgues i Shtëpisë së Lirisë, gjatë një interviste ekskluzive për emisionin “Të vaksinuarit” që modelohet nga Aulon Kalaja në “Fax Neës” ka denoncuar një episod skandaloz që ka ndodhur në zgjedhjet lokale të “6 marsit”.

Doçi thotë se PD-ja në Durrës nuk kishte persona për të bërë komisionarin dhe si “zgjidhje” ka paguar me 100 mijë lekë të vjetra një djalë dhe një vajzë që punonin në Call Center dhe që s’kishin fare lidhje me Partinë Demokratike.

Ajo që vura re ishte absurditeti me komisionerët e PD. Në qendrën e votimit pranë stacionit të trenit pashjë një të ri me tatuazhe që më tha se ishte personazh me tatuazhe. Iu afrova dhe e pyeta ca parti përfaqëson , më tha jam komisiorer i PD, nuk kam lidhje fare me partinë demokratike madje me tha se kam qenë votues i PS. Me tha që punoj në Call Center dhe më kanë dhënë 100 mijë lek për të përfaqësuar PD si komisioner dhe ishte plotësisht “out”.

Ajo që më bëri përshtypje takoi një komisioneve tjetër, ajo ishte e PD punonte edhe ajo në Call Center dhe më kanë dhënë 100 mijë lek për të ardhur këtu si komisioneve, por ajo kishte votuar Ardi Mukën sepse kështu e ndjej tha.

Një moment tjetër është kur erdhi Ferdinant Xhaferaj në qendrën e votimit i thashë këtij me tatuazhe “të erdhi kryetari”, mu përgjigj “cili kryetar, nuk e njoh fare. Të thashë që skam lidhje fare me PD”. Po Ferdinant Xhaferrajn e njoh, më tha që e kam dëgjuar si emër”, rrëfen Doçi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re