TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetar me identitet të plotë që thotë se i është zhdukur prej datës 5 nipi dhe akuzon policinë se nuk ka reaguar.

Qytetari thotë se djali i vëllait Keisi Hysa është zhdukur në zonën e Niklës, në Fushë-Krujë, duke hedhur dyshimet se edhe mund të jetë vrarë. Berisha shkruan se narkopolicia hesht për krimin.

STATUSI I BERISHËSZhduket prej 5 ditësh në zonën e Niklës i riu Keisi Elion Hysa, narkopolicia hesht për krimin!Lexoni mesazhin e familjarit dixhital.sb“Zoti Berisha jam një qytetar nga Laçi me emrin Asllan Hysa, kam një problem të jashtëzakonshëm, më datë 5 ora 9:30 ka humbur kontaktet çuni i vëllait me emër Keisi Elion Hysa në zonën e Niklës, Fushë-Krujë. Dyshoj që edhe mund të jetë vrarë, policia e shtetit nuk po reagon fare që nga data 6 korrik është bërë denoncimi në komisariatin e Laçit edhe nuk reagojnë as Laçi as Kruja. Ju lutem më ndihmoni se s’po gjejmë zgjidhje. Faleminderit”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re