21-vjeçarja në Korçë ka rrëfyer para grupit hetimor momentet kur pretendon se është ngacmuar seksualisht nga mjeku i Spitali Rajonal i Korçës, Nikolla Nunka.
Sipas dëshmisë së saj, ngjarja ka ndodhur gjatë një vizite mjekësore pas operacionit që i ishte kryer nga mjeku, ndërsa ajo ishte e shoqëruar nga gjyshja.
E reja ka deklaruar se ishte paraqitur në dhomën e mjekimit, kur gjatë kontrollit mjekësor doktori iu afrua dhe e puthi pa dëshirën e saj.
“Në orën 6 u paraqita me gjyshen në dhomën e mjekimit të doktorit. Kur po hiqja pizhamet dhe mbathjet, ai u afrua pas meje dhe më tha: ‘Shiko sa mirë jam, kam marrë ngjyrë në fytyrë’, më pas më mori nga fytyra dhe më puthi”, ka dëshmuar ajo para hetuesve.
E reja ka deklaruar gjithashtu se gjatë aplikimit të kremit për një infeksion vaginal, sjellja e mjekut dhe mënyra e ekzaminimit, sipas saj, nuk ishin të përshtatshme për një procedurë mjekësore.
Pas vizitës, ajo është larguar drejt dhomës së saj, ndërsa mjeku i kishte kërkuar të rikthehej sërish për trajtimin.
Ndërkohë, ndaj Nikolla Nunka është vendosur masa e arrestit dhe pezullimi nga detyra, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
