Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, shkruan se pushtetin tenton të arrestojë në mënyrë banditeske juristen Adriana Kalaja, aktivisten e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila denoncoi vjedhjen e ndihmave nga ana e Ministrisë së Brendshme.

“Jam me Adrianen!!!! Pushteti tenton arrestimin banditesk te zj.Adriana Kalaja. Arsyeja ishte se denoncoi vjedhjen e ndihmave nga Ministria e Brendshme”, shkruan ai.

Vetë zonja Kalaja thotë se, pushteti nuk kap hajdutin dhe grabitësin, apo kriminelin, por denoncuesin.

“Unë u largova nga sheshi i teatrit për t’iu bashkuar familjes time, u rrethova nga dy makina, njëra makinë policie dhe tjetra private. Hapa pak xhamin dhe më tërhoqën zvarrë për të më futur në makinën e policisë dhe i kërkova disa herë fletën e arrestimit. Kjo është e patolerueshme”, thotë ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re