Skip to content

Denoncojnë familjarët: Zhduket një vajzë 15-vjeçe nga Prrenjasi dhe një djalë 22-vjeç nga Konispoli

Ditën e sotme është zhdukur një djalë 22-vjeç nga Konispoli. Denoncimin e bëri e motra e tij.

“Më datë 12.01.2022, shtetasja M. Gj., 27 vjeçe, banuese në Shëndëlli, bashkia Konispol, ka  kallëzuar  se  më datë  14.12.2021, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi F. D., 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, njofton Policia e Vlorës.

Po ashtu një 15-vjeçare me inicialet XH., Ç, është zhdukur në Prrenjas, sipas denoncimit të bërë nga nëna e saj.

“Më datë 12.01.2022, shtetasja N. Ç., 43 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, shtetasja me iniciale Xh. Ç., 15 vjeçe, banuese në Prrenjas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia e Elbasanit.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb