Ish-kandidati në zgjedgjet për Kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka denoncuar dhunimin sipas tij të Enkeleda Çelës, një demokrate e orëve të para siç e quan Shehaj.

Sipas Shehajt, ajo është dhunuar nga kryetari i degës 5 të PD-së në Tiranë vetëm për faktin se ka qenë vëzhguese e atij në zgjedhjet e brendshme të PD-së.

Më tej, Shehaj thotë se shumë demokratë të tjerë kanë dëshmuar se janë përjashtuar nga e drejta e votës, por Shehaj i siguron se do të bëjë maksimumin që zëri i tyre të dëgjohet.

“Enkeleda Çela është demokrate e orëve të para. Ajo ka luftuar dhe sakrifikuar në çdo zgjedhje për të mbrojtur votat e Partisë Demokratike. Por më 13 Qershor, Enka u dhunua nga Kryetari i Degës nr 5 në Tiranë dhe u përzu nga qendra e votimit vetëm sepse ishte vëzhguese e imja dhe kërkoi të siguronte zgjedhje të drejta brenda partisë sonë. Shumë demokratë të tjerë më kanë dëshmuar se janë përjashtuar nga e drejta për të votuar. Jam pranë tyre dhe do bëj çdo gjë që mundem që zëri i tyre të dëgjohet. Partia Demokratike lindi si partia e lirisë dhe mund të bëhet fituese vetëm nëse është e lirë dhe demokratike. Me ju, deri në fund,” shkruan Shehaj.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re