Dentistja shqiptare, Monika S, 44 vjeç po mbahet e arrestuar në burgun e Belgjikës si e dyshuar për vrasjen e të fejuarit të saj 45 vjeçarit Robby Claes, me të cilin planifikonte të martohej në fund të muajit maj.

Ngjarja ndodhi të enjten e 20 majit, -pilotin e Qatar Airways, Robby Claes u gjet i vdekur në shtratin e tij.

Ndërkohë pavarësisht se dentistja shqiptare po mbahet e arrestuar për vrasjen e të fejuarit të saj, prokuroria belge nuk përjashton mundësinë që ish piloti 45 vjeçar të ketë kryer vetëvrasje për shkak të dëshpërimit të tij apo edhe nga asfiksia.

Sipas mediave belge, prokurori publik i Limburgut ka dyshime mbi vdekjen e ish pilotit, pasi në gjakun e tij ishin gjetur substanca dehëse.

Pavarësisht akuzave, 44 vjeçarja, ka kërkuar pafajësinë e saj pasi po mbahet në burg që prej të premtes së 21 majit me akuzën e vrasjes së të fejuarit të saj me të cilin planifikonte të martohej në fund të majit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re