Temperaturat do vijojnë të mbeten të larta edhe në fundjavë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e shtunë në kryeqytet do të arrijnë temperaturat deri në 40 gradë celsius.

Ndërsa ditën e dielë termometri do të shënojë 40 gradë celsius në qytetin e Shkodrës, Tiranës, Berat dhe Gjirokastër.

Njpftimi:

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

347593684_1687901274982538_6887074656368858231_n347595445_1687901271649205_1412809026978257332_n

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re