Skip to content

Depilimi me lazer, ja çfarë duhet të dini

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Fillimisht duhet të dini se depilimi me lazer është  një procedurë mjekësore që kërkon trajnimin e duhur dhe mbart edhe disa rreziqe të mundshme.

Përpara se të bëni heqjen e qimeve me lazer, duhet të kontrolloni plotësisht kredencialet e mjekut që kryen procedurën. Nëse po planifikoni të depiloheni me lazer, nuk duhet të depiloheni për gjashtë javë përpara trajtimit. Kjo për shkak se lazeri synon të eleminojë rrënjët e qimeve, të cilat hiqen përkohësisht me depilim ose shkulje. Gjithashtu duhet të shmangni ekspozimin në diell për gjashtë javë para dhe pas trajtimit. Ekspozimi në diell e bën heqjen e qimeve me laser më pak efektiv dhe i bën më të mundshme ndërlikimet pas trajtimit. Pak para procedurës, qimet tuaja do të shkurtohen në disa milimetra mbi sipërfaqen e lëkurës. Më pas, rreth 20-30 minuta para procedurës me lazer aplikohet ilaçi mpirës.

Pajisja e lazerit do të gradohet sipas ngjyrës, trashësisë dhe vendndodhjes së qimeve tuaja, si edhe sipas lëkurës suaj.

Gjithashtu do të jetë e nevojshme të mbroni shtresat e jashtme të lëkurës tuaj me një xhel të ftohtë ose pajisje speciale ftohëse.

Më pas, mjeku do të japë një puls drite në zonën e trajtimit dhe do të shikojë zonën për disa minuta për t’u siguruar që trajtimi po kryhet me sukses.

Kur të përfundojë procedura, mund të vendosni pranë zonës së depiluar  pako akulli, kremra apo ujë i ftohtë për të lehtësuar çdo dhimbje.

Ju mund të planifikoni trajtimin tuaj të ardhshëm katër deri në gjashtë javë më vonë.

Përfitimet

Përdorimi i lazerit për heqjen e qimeve të padëshiruara nga fytyra, këmbët, mjekra, shpina, krahu, pjesa e bikinit dhe zona të tjera, ofron disa përfitime si:

Lazari heq në mënyrë selektive qimet e errëta dhe të trasha, duke e lënë lëkurën të padëmtuar.

Kjo teknikë mund të heqë shumë qime në të njëjtën kohë, duke reduktuar kështu edhe kohëzgjatjen e këtij procesi.

Shumica e pacientëve kanë rënie të përhershme të qimeve pas një periudhe prej tre deri në shtatë seancave.

Rreziqet e mundshme

Për një ose dy ditë më pas, zona e trajtuar do të duket sikur është djegur nga dielli. Kompresat e ftohta dhe hidratuesit mund të ndihmojnë.

Nëse keni trajtuar qimet në fytyrë, ju mund të vendosni grim të nesërmen, përveç rastit nëse lëkura juaj ka flluska.

Flluskat janë të rralla, por mund të shfaqen tek njerëzit me ngjyrë më të errët të lëkurës.

Efekte të tjera anësore të mundshme janë ënjtja dhe skuqja.

Dhimbjet e përhershme ose ndryshimet në ngjyrën e lëkurës janë të rralla./ WebMD

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë