Skip to content

“Depolitizimi i plotë i administratës duhet të marrë fund”/Balla ftesë opozitës: Të gatshëm të bashkëpunojmë për çështje me rëndësi

taulant balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla u shpreh se depolitizimi i plotë i administratës duhet të marrë fund.

Në fjalën e tij, ai po ashtu theksoi se çdo anëtar duhet të ketë një pjesëmarrje të rregull dhe se komisionet e përhershme të kthehen në instrumente për qytetarët.

Po ashtu iu drejtua me një mesazh opozitës duke theënë se “Opozita të mos humbë kohë me revolucione apo shtrimin e tapetit të humbjes së radhës. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ta për çështje më të rëndësishme”.

“Në një nga të dielat me 15 prillit dhe 15 majit Shqipëria do mbaje zgjedhjet e radhës vendore. Presidenti do dekretojë edhe datën e zgjedhjeve vendore në 2027. Deri në të enjten e fundit të korrikut të këtij viti duhet të kemi finalizuar komisionin e reformë zgjedhore. Po ashtu depolitizimi i plotë i administratës duhet të marrë fund. Po ashtu e përsëris nevojë e nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve në një kohë të shkurtër. Koha nuk pret më as për zgjedhjet e prill majit 2027, i referohem zgjedhje vendore. Ne kemi bërë publike ambicien tonë për një reformë më të thelb që përfshin edhe zvogëlimin e numrit të deputeteve në 21 në Kuvendin e Shqipërisë. Në zgjedhjet vendore të 2027 duhet të shkojnë me ndarjen e re territorial. Më tej shtoi se në fokus do të jetë edhe integrimi në BE dhe se Komisioni duhet të punojë me intensitet. Dua të bëjë të qartë për të ju dhe të gjithë palët e tjera në kuvend se formulën e bashkë-drejtimit të këtij komisioni dhe komisionit të posaçëm e kemi miratuar me dakordësi. Ne nuk do presim as edhe një orë ata për të punuar bashkë që këto dy reforma për të ecur përpara. Nga e hëna e 19 janarit deri në të enjte e fundit të 2026 duhet të ketë filluar dhe mbaruar miratimi i ligjit organik për funksionimin e plotë. Nuk dua ofiqe për deputetët por statuse për të kryer punën siç u ka hije. Kuvendi, komisionet e përhershme të kthehen në instrument për qytetarët për të kuptuar të vërtetat”, tha ai.