Hulumtimet tregojnë se disa ushqime me të vërtetë mund të ndihmojnë me depresionin dhe stresin. Ja pse – dhe cilat ushqime ndihmojnë më shumë.

Padyshim që keni dëgjuar shprehjen se jeni ajo që hani. Rezulton se mund të zbatohet për shëndetin e trurit pothuajse po aq sa shëndetin fizik. Hulumtimet mbështesin gjithnjë e më shumë idenë se ngrënia e ushqimeve të duhura dhe shmangia e atyre të gabuara mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore dhe mirëqenien emocionale me kalimin e kohës.

“Dietat e pasura me ushqime ultra të përpunuara dhe nivele të ulëta të lëndëve ushqyese shoqërohen vazhdimisht me një rrezik më të lartë të depresionit dhe ankthit”, thonë studiuesit. Në të vërtetë, një studim i vitit 2024 zbuloi se njerëzit që konsumojnë sasi të mëdha ushqimesh ultra të përpunuara kanë një rrezik 48 për qind më të lartë të ankthit dhe 22 për qind më shumë rrezik për depresion.

“Kequshqyerja do të ndikonte në fiziologjinë e përgjithshme të organizmit, në kequshqyerjen dhe të trurit dhe të gjithë organeve jetësore të cilat mund të bëhen shkak për fillimin e një sëmundje që mund të jetë ankthi apo dhe depresioni”, shprehet psikiatrja Valentina Asabella.

Mikrobioma gjithashtu luan një rol në përgjigjet e stresit dhe simptomat depresive.

“Në zorrë përmes florës tonë bakteriale arrin që të prodhohen në varësi të mënyrës tonë të të ushqyerit produkte të mira metabolike apo produkte të dëmshme. Një nga produktet më të dëmshme që mund të prodhohen janë proteinat beta të cilat arrijnë të shkojnë drejtpërdrejt në tru duke ndërlidhur neuronet me njëri- tjetrin duke bërë që ato të vdesin. Sot mendohet se alzhajmer, demenca, plakja e trurit vjen drejtpërdrejt nga mënyra jonë e të ushqyerit dhe sidomos nga grumbullimi i këtyre proteinave anormale në lobe të ndryshme të trurit. edhe depresioni si një nga format e mos-oksigjenimit të trurit, ndryshimit të neuroreceptorëve që ndodhin, të ketë bazën nga ushqyerja”, thotë nutricioniste Matina Çobo.

Depresionin nuk është i njëjtë për të gjithë, por të gjithë të prekurit prej tij kanë një gjë të përbashkët, urinë për karbohidrate e cila lidhet me ashpërsinë e çrregullimit të shëndetit mendor.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko