Skip to content

“Deputet i artë” për t’i dhënë mundësinë Bashës të qeverisë? Astrit Patozi: Aman le të vijë ajo ditë pa le të vdesim pastaj

Për Astrit Patozin, dy forcat politike kryesore në vend i kanë dhënë të gjitha provat që kanë dështuar në 30 vjet për t’i dhënë shqiptarëve qeverisjen dinjitoze të cilën premtojnë në çdo fushatë elektorale.

I ftuar në Fiks Fare, ai u pyet nëse ka më shumë demokrat apo socialistë të zhgënjyer ku tha se:

“Unë mendoj që të dyja palët kanë shumë të zhgënjyer. Kjo nuk do të thotë që të gjithë do të votojnë për Bindjen Demokratike, veç gjysma e tyre do të votojë për BD këtë radhë. Të dyja palët kanë shumë të zhgënjyer sepse i kanë dhënë të gjitha provat në këto 30 vjet, i kanë bërë të gjitha aleancat e mundshme dhe nuk kanë çfarë i japin më këtij vendi”, nënvizoi Patozi.

Ndërkohë i pyetur nëse do të pranonte të bënte koalicion me PD-në në rast se opozita nuk plotëson dot numrat për të qeverisur vendin, Patozi ironizoi duke u shprehur:

“Aman le të vijë ajo ditë pa le të vdesim pastaj”, tha kreu i Bindjes Demokratike.