Ylli Manjani ka vijuar kritikat ndaj kreut demokrat Lulzim Basha, për të cilin thotë se po mbahet në lojë vetëm nga Grupi Parlamentar.

Manjani shton ndër të tjera se deputetët kanë në dorë ta shpejtojnë heqjen e Lulit nga loja, nga pazari.

“Këmba e vetme me të cilën qëndron ende në lojë Lulzim Basha është grupi parlamentar. Është këmbë me kockë të krisur, por që ende e mban në lolë Lulin.

Kjo këmbë kockëkrisur që i jep valencë politike ende dështakut. Valencë e cila vlen vetëm për ndonjë pazar me Ramën. Asgjë më shumë!

Këmba tjetër me të cilën Luli rihyri në lojë ishte anëtarësia e PD. Por atë e humbi.

Deputetët kanë në dorë ta shpejtojnë heqjen e Lulit nga loja, nga pazari. Ata nuk e mbajnë dot në parti, por thjesht në pazar politik.  Në këtë pazar, mund të ketë ndonjë deputet “hallexhi” që tendon të zgjidhë hallin, por shumica janë thjesht në rolin e legenit. Legenit kur pazarxhinjtë lajnë këmbët…

Sa më shpejt të dalin nga ky rol, aq më mirë për mjedisin politik.

Deputetëve iu del më mirë të jenë përfaqësues të atyre që i votojnë sesa shërbëtorë të pazareve politikë. Se një ditë tek votuesit do shkojnë të gjithë, por mund të jet vonë… shumë vonë…

Sa më shpejt të braktisin pazarin dhe të shkojnë tek votuesit e tyre aq më mirë për ta. Aq më mirë për të gjithë ne.

Unë kështu mendoj”, shkruan Manjani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re