Bordi Këshillimor Ndërpartiak i Fondacionit Westminster For Demokracy (WFD), i përbërë nga deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Britanik bëri një vizitë në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Në përbërje të delegacionit ishin Wendy Morton, Deputete e Parlamentit Anglez-Partia Konservatore, ish-Ministre Shteti për Çështjet Europiane dhe ish-Sekretare e Parlamentit për Thesarin e Shtetit; John Grogan, ish-deputet i Partisë Laburiste Britanike (1997-2019), aktualisht kandidat në zgjedhjet parlamentare-2024; Stephen Gethins, ish-deputet dhe ish-zëdhënës për Çështjet Ndërkombëtare dhe Evropiane për Partinë Kombëtare Skoceze.

Delegacioni britanik u prit nga nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, deputetja Albana Vokshi, Shefja e Departamentit me Jashtë, Ilda Zhulali dhe Shefi i Kabinetit të Kryetarit të PD, Akil Kraja.

Gjatë shkëmbimeve përfaqësuesit britanikë vunë në pah rolin e PD në themelimin e pluralizmit në vend dhe theksuan që Partia Demokratike është vijuese e kësaj trashëgimie.

U evidentua gjithashtu miqësia e patjetërsueshme mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, dhe kjo marrdhënie është materializuar edhe në lidhjet e shkëlqyera mes PD dhe Partisë Konservatore Britanikë.

Deputetët britanikë rikonfirmuan vijimin e bashkëpunimit në organizimin e primareve, mbrojtjen e zgjedhjeve, Kodit të Etikës të PD, si “një parti që mund të drejtojë vendin”.

Në bisedë u fol gjithashtu për sulmin e pashembullt ndaj opozitës shqiptare. Partnerët anglezë ishin mëse të informuar për situatën politike në vend.

Qëllimi i vizitës së përfaqësisë britanike ishte “të diskutojnë me aktorët politikë shqiptarë, Parlamentin, Partitë Politike dhe Shoqërinë Civile mbi situatën dhe zhvillimet e rëndësishme në vend, mbështetjen e dhënë nga WFD për Parlamentin dhe partitë politike, si dhe cilat janë prioritetet për vitet në vazhdim”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re