Komisioni për Ekonominë dhe Financat është përfshirë në debat, ku deputetët e opozitës, kanë denoncuar sjelljen e mazhorancës në parlament.

Deputetët Edmond Spaho dhe Bujar Leskaj thanë se, në shkelje të çdo norme, mazhoranca ka eliminuar opozitën duke i asgjësuar çdo hapësirë

 “Në 33 vjet, nuk ka ndodhur asnjëherë, pavarësisht nga përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës, të arrihet deri në pikën ku mazhoranca të përcaktoje kush është opozita. Nuk më habit Edi Rama, se ai kështu është, por më habit sjellja e kolegëve të mazhorancës”, ka thënë Spaho.

Nga ana tjetër, Leskaj u shpreh: “Po flasim për probleme fondamentale. E drejta e opozitës për t’u përfaqësuar në Kuvend.  Refuzoni të përfaqësoni opozitën në Komisioinin e Reformës Zgjedhore. Ne nuk do të pranojmë rregullat tuaja, por rregullat e demokracisë”.

Refuzimi i deputetëve të mazhorancës për të reflektuar, i detyroi deputetët demokratë të braktisin mbledhjen e komisionit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re