Deputetët e opozitës kanë vijuar aksionin e tyre duke penguar zhvillimet e Komisioneve Parlamentare edhe këtë të martë. Ata nuk kanë lejuar që kolegët socialistë të hyjnë në mbledhjen e Komisionit të Medias.

 

Më herët, deputetët demokratë penguan mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, duke detyruar socialistët ta anulonin atë. Këta të fundit kanë vendosur që një pjesë e Komisioneve Parlamentare të zhvillohen online, në mënyrë që evitojnë përplasjet me kolegët e opozitës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re