Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot “foltoren” e radhës, ku u ndal në qytetin e Beratit.

Ajo që ra në sy në këtë takim ishte fakti se “foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha ishte braktisur nga të gjithë deputetët. Në këtë takim nuk është vënë re prania e asnjë deputeti të këtij qarku.

Në takimin e sotëm, i pranishëm ishin vetëm ish-deputetët Klevis Balliu dhe Astrit Veliaj, ndërsa “foltores” nuk i është bashkuar asnjë prej deputetëve të zgjedhur më 25 prill. Kujtojmë se edhe në “foltoren” e mbajtur pak ditë më parë në Dibër nuk ishte i pranishëm asnjë deputeti qarkut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re