Skip to content

Deputetët e Komisionit të Rithemelimit i bashkohen protestës së banorëve të 5 Majit dhe Laprakës, Noka: Ja deputetët e Bashës që fshihen pas ndërtimeve

Deputetët e Komisionit të Rithemelimit kanë dalë sot në mbështetje të banorëve të 5 Majit, të cilët janë duke protestuar përpara Kuvendit.

Flamur Noka u shpreh se PD e Lulzim Bashës është bërë palë me Ramën dhe Veliajn, pasi pas ndërtimeve fshihen disa deputetë të tij.

“I dëgjuat qytetarët, dhimbja e tyre është shumë e madhe, sot këta, këta janë njerëz janë nxjerrë në rrugë, nga qeveria e pashpirt, e Edi Ramës dhe vemjes së tij Erion Veliaj.

Këta njerëz nuk duhet të shkelen me këmbë, duhet të trajtohen si qenie njerëzore të denja të këtij vendi, të trajtohen gjysmën e trajtimit që iu bë afganëve të Sorosit. 

Ajo që është e rëndë, dhe që vetë banorët po ju bëjnë me dije ju, është fakti se në të gjitha këto projekte po del hapur në dritën e diellit, se ka një bashkëpunim mes Ramës, Veliajt dhe Lulzim Bravës.

Ka pasur shumë pikëpyetje, me masakrën që po bëhet te 5 Maji apo në Laprakë është gjithçka evidente, prapa kësaj historie është Lul Brava me kapllanët apo alibeajt e tij, që përfitojnë nga këto projekte.

Në do të jemi me çdo shqiptar që nuk pranon vjedhjen dhe dhunën, që nuk pranon pazarin Basha-Rama”, u shpreh Noka.

 

/faxweb