Skip to content

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mbajnë një minutë heshtje për Silvio Berluconin. Nikolla: Ka dhënë kontribut për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve





Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë mbajtur një minutë heshtje ditën e sotme për ndarjen nga jeta të ish kryeministrit italian Silvio Berlusconi.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla deklaroi se Berlusconi ishte një politikan i shquar i Italisë mike dhe gjatë shërbimit të tij ka dhënë kontribut të spikatur për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Ishte një personalitet politikan i shquar i Italisë mike. Gjatë shërbimit të tij ka dhënë një kontribut të spikatur për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje”, deklaroi Nikolla.

“”