Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar kërkesat e deputetëve të listës së hapur për rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 11 majit, duke theksuar se janë të lirë të bëjnë transparencë.
“Për sa u përket kandidatëve nuk e di sa kanë kërkuar rinumërimin apo procedurën, por cilido që dëshiron është i lirë ta bëjë transparencë. Nëse ka pasur njerëz të pandërgjegjshëm ata do identifikohen dhe do mbahet qëndrim ligjor”, tha Berisha.
Ai gjithashtu theksoi se Partia Demokratike nuk ka dy standarte si Edi Rama, i cili, sipas tij, ka bllokuar transparencën zgjedhore, pasi kreu i qeverisë i bëri vërejte socialistëve të listës së hapur që kërkuan rinumërimin e votave.
“Ne nuk kemi dy standarde. Nuk kemi standardin e Edi Ramës që ndalon transparencën, atë se bëjmë kurrë ne”, tha Berisha, ndërsa shtoi se çdo kandidat qe kërkon transparencë duhet ta mbështesim.
Berisha: Farsë elektorale nuk flas unë, është realitet i pamohueshëm. Kjo që thoni ju, 2,3,4,5 verifikime, parregullsi, këto nuk hedhin asgjë poshtë, as në këto që themi. Përkundrazi. Për sa u përket kandidatëve nuk e di sa kanë kërkuar rinumërimin apo procedurën, por cilido që dëshiron është i lirë ta bëjë transparencë.
Nëse ka pasur njerëz të pandërgjegjshëm ata do identifikohen dhe do mbahet qëndrim ligjor. Ne nuk kemi dy standarde. Nuk kemi standardin e Edi Ramës që ndalon transparencën, atë se bëjmë kurrë ne. Nuk e di sa janë. Kam përsërit udhëzimet, çdo kandidat qe kërkon transparencë, duhet ta mbështesim.