Deputeti Gazmend Bardhi, jashtë ambienteve të Kuvendit deklaroi se do të vijojnë aksionin opozitar, ndërsa ka ironizuar thirrjen e Gardës në sallë, duke u shprehur se “deputetët e maxhorancës po fshihen pas Gardës së Republikës”.
Ndër të tjera Bardhi theksoi se “do bëjmë çdo sakrificë dhe betejë për të fituar të drejtat tona në Kuvend”, ndërsa shtoi se mandatet “nuk ja dhurojmë Edi Ramës”.
Gazment Bardhi: Nuk ka asnjë akt përjashtimi kur opozita shpreh lirin e saj të shprehjes. Janë fshehur pas Gardës se Republikës, nuk e kemi betejën me Gardën. Duam që Kuvendi ti rikthehet normaliteti, dhe kushtetutës Revolta vjen pas mohimit te te drejtës së deputetëve në sallë.
Maxhoranaca po i detyron deputetët të kalojnë në akte ekstreme. Nuk ja dhurojmë mandatet tona deputetëve të maxhorancës. Do bëjmë çdo sakrificë dhe betejë për të fituar të drejtat tonë në Kuvend. Ditën kur t’ia dhurojmë do dalin para qytetarëve ti themi po ja dhurojmë Edi Ramës. Do mbrojmë mandatë tona.
