Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njofton se deputetët e opozitës mbështesin kërkesën e studentëve të mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin që nuk pajisë për 5 vite me diplomë mjekët e rinj.

Bardhi bën me dije se deputetët e opozitës, kanë nënshkruar kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për pezullimin dhe shfuqizimin e ligjit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se “duke respektuar reagimin e studentëve dhe protestën e tyre, pa asnjë ndërhyrje politike, apelojmë edhe njëherë për Qeverinë që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe ti jap zgjidhje kërkesave të tyre”.

Reagimi i Bardhit

GPPD ka mbështetur kërkesën e studentëve të mjekësisë për të kundërshtuar në GjK ligjin që pezullon diplomimin e mjekëve të rinj për 5 vite.

Duke respektuar reagimin e studentëve dhe protestën e tyre, pa asnjë ndërhyrje politike, apelojmë edhe njëherë për Qeverinë që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe ti jap zgjidhje kërkesave të tyre.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re