Opozita ka nisur protestën e paralajmëruar para Parlamentit.

 

Në ndryshim nga hera e parë e protestës ku nuk pati fjalime, deputetët opozitarë morën fjalën një nga një duke hedhur akuza në drejtim të qeverisë se ka zhytur vendin në krizë si pasojë e lidhjeve të saj me krimin.

 

Pas firmosjes së kërkesave për lënien e mandateve, deputetët opozitarë u shprehën se ky është akti I parë I çlirimit nga krimi dhe blerja e votave.

 

Ata kërkuan gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore.

 

Ndërkohë nga ana tjetër forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e Parlamentit në pritje të çdo situate të parpitur.

 

Protesta edhe kësaj here nuk kishte simbolike politike.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re