Ka nisur me tensione seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, skenar ky i përsëritur prej disa muajsh nga opozita.

Deputetet e opozitës ndezën zhurmuese, ndërsa u vendosën para foltores së Kuvendit, mdërsa Garda u rreshtua para tyre. Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, e cila drejton sot (7 mars) seancën i kërkoi gardës të largohej nga foltorja.

Gjithashtu iu drejtua deputetëve të opozitës duke u shprehur se “jellja juaj sot do të duhej të ndryshonte në respekt të dy ditëve të rëndësishme, siç është festa e mësuesve dhe festa e gruas”.

“Grada a mund të spostoheni në të dy dyert e hyrjes së Kuvendit. Ju lutem Gardës të spostohet. Kolegë sot është një ditë e veçantë, me emocion për shumëkënd dhe në respekt të kësaj dite, por jo vetëm të 7 Marsit por edhe 8 Marsit, do të doja që në emër të Kuvendit të Shqipërisë të uronim mësuesit, pedagogët, edhe mendoj që do ia vlente sadopak respekti sepse shqiptarë nuk kanë në axhendë sot, atë që kemi ne në axhendë, por kanë dy ditë të shënuar, kështu që nuk kërkoj t’ju imponohen, por sjellja juaj sot do të duhej të ndryshonte në respekt të dy ditëve të rëndësishme, siç është festa e mësuesve dhe festa e gruas”, tha ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re