
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, Kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut Jorida Tabaku dhe deputetja Albana Vokshi, gjatë vizitës së tyre në Washington, janë takuar edhe me kongresmenin Michael R. Turner, i cili ka drejtuar për një kohë të gjatë Komitetit e Inteligjencës në Kongres.
Deputetët e opozitës kanë theksuar nevojën e forcimit të partneritetit mes Shqiprisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa sipas tyre e ka jetike që të përkushtohet në prioritetin e Presidentit Donald Trump për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Deputetët e opozitës ndanë me kongresmenim Turner shqetësimin në raport me këtë prioritet strategjik dhe pasojat që ka bashkëqeverisja me krimin e organizuar në Shqipëri, në aleancën strategjike me SHBA.
LEXO EDHE: Takimi në Kongresin Amerikan, Xhixho: Lufta ndaj krimit të organizuar, test i partneritetit Shqipëri-SHBA



