Mazhoranca ka anuluar vendimin për përjashtimin e 23 deputetëve të opozitës, pas paralajmërimit të tyre se do të ishin në seancë.

Kryetari i Grupit të opozitës, Gazment Bardhi, ka njoftuar deputetët se i është bërë me dije anulimi i vendimit të përjashtimit të tyre nga seanca.

“Të nderuar kolegë, Zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anulluar”, është mesazhi që Bardhi u ka drejtuar kolegëve demokratë.

Parlamenti kishte përjashtuar për 10 ditë, 23 prej deputetëve të opozitës, pas kaosit që krijuan në seancën e fundit në Kuvend.

Por këta të fundit, pavarësisht vendimit, kishin njoftuar se do të shkonin në Parlament sot.

Seanca e radhës është parashikuar në orën 17:00, ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike ftoi që të gjithë deputetët të ishin të pranishëm dhe të mblidheshin para ndërtesës së Parlamentit në orën 16:30 minuta për të shkuar siç thuhet në njoftim “në grup në seancë”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re