Kuvendi ka fikur dritat teksa deputetët e opozitës flisnin LIVE në Facebook nga Foltorja, pasi mazhoranca vendosi shtyrjen seancën.

Dritat u fikën teksa deputeti i opozitës, Ervin Salianji po mbante fjalën.

“E mbyllin seancën sikur të jetë pronë e tyre, sikur ti vendosin çelësin ndonjë kasolleje ku mbajnë paratë. Fikin edhe dritat, ne do të bëjmë ç’është e mundur që të kthehet institucioni”, tha Salianji.

“PS rrëzoi 3 komisione hetimore të kërkuara nga opozita. Ka vendim të GJK dhe është taksative që kërkimi i komisioneve hetimore parlamentare është instrument i opozitës për kontrollimin e qeverisë, E rrëzuan komisionin për TIMS-in për shkak se janë përfshirë deri në fyt, nga patronazhistët që i shpëtuan me prokurori te AKSH-i, rrjedhja e të dhënave, etj.

E njëjta gjë për komisionin hetimor për konfliktin e interesit. PS ka rrëzuar komisione hetimore për çështje si rrjedhja e të dhënave, konflikti i interesit, apo edhe fluturimet me ‘charter’ të kryeministrit.

I fikën edhe dritat, por nuk ka asnjë marifet, asnjë rrugë dhe përpjekje që bën PS që do të vendosë përfundë që të kapë opozitën. Do të bëjmë ç’është e mundur që në këtë vend të kthehet ligjshmëria. Do të thërrasim në ndihmë edhe qytetarët”, u shpreh ai.

Mazhoranca u detyrua të shtyjë seancën pasi opozita bllokoi Parlamentin dhe rrëzuan karriget e ministrave duke mos i lejuar disa prej tyre të ulen në vendet përkatëse.

Zv.kryetarja e Parlamentit, Emonela Felaj paralajmëroi se do të merren masa ndaj tyre.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re