Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar zhvillimet e fundit në politikë, duke u ndalur në tensionet mes mazhorancës dhe opozitës.

Gjokutaj, në studion e emisionit ‘Open’ u shpreh se deputetëve të opozitës nuk ua ka dhënë mandatin Komisioni i Disiplinës, ndërsa shtoi se ata po trajtohen si persona të rrezikshëm.

Ndër të tjera, avokati tha se mazhoranca nuk mund ta trajtojë opozitën si “nxënësit që bëjnë zhurmë në klasë”.

“Kjo situatë duhet gjykuar që në zanafillën e saj, pse ka nisur dhe cili është raporti i opozitës dhe mazhorancës me Kushtetutën. Mandatin nuk ua ka dhënë Komisioni i Disiplinës, ata janë përfaqësues të popullit. Këta i trajtojnë sikur janë të rrezikshëm.

Deputeti mund të jetë pa të drejtën e fjalës apo të votës, por jo të përjashtohen. Këtu ka një regji që ta themi shqip. Ndodhin situata të tilla për të krijuar imazhin e një opozite destruktive që përplaset me Gardën, etj.

Opozita e ka shprehur që nëse kërkesat e saj do konsiderohen. Mazhoranca nuk mund ta trajtojë opozitën si nxënësit që bëjnë zhurmë në klasë. Opozita ka një rol, komisionet parlamentare janë thembra e Akilit. Ai mbase nuk do të hetohet, por atë e ka ligji. Këto janë skena shumë të shëmtuara dhe jo dinjitoze për një shtet që pretendon të ketë pluralizëm”, u shpreh avokati.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re