Deputetët e Partiësë Demokratike, kanë nisur të futen në Kuvend, pak minuta para nisjes së seancës plenarë për miratimin e buxhetit.

Ashtu si në seancat e fundit, parlamenti është i mbushur me gardistë, ndërsa deputetëve  i bëhen kontrolle të imtësishme me skaner.

Deputeti, Luan Baçi, nëpërmjet një vidoe live në “facebook” numëron një e nga një gardistët.

Ndërkohë në seancë do të mungojnë 5 deputetë të opozitës, ish-kryeministri, Sali Berisha, kreu i Grupit të opozitës, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi dhe Edi Paloka.

Përjashtimi vjen nga Komisioni i Etikës pas seancës së të hënës së 4 Dhjetorit, ku opozita bllokoi zhvillimin e punimeve në Kuvend, përmes kaosit të krijuar me flakadanë dhe zjarr

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re