Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për verifikimin e procedurave të dhënies së statusit të investitorit strategjik.

 

Bëhet me dije se 7 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu dhe Ferdinand Xhaferraj, kërkojnë verifikimin e procedurave të dhënies së statusit të investitorit strategjik.

 

Sipas tyre,  megjithëse qëllimi i ligjit për investitorët strategjik ishte pozitiv, ai u përdor për t’u dhënë favore dhe përfitime njerëzve me lidhje të forta personale apo familjare pranë qeverisë dhe drejtuesve të Partisë Socialiste.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re