Interpelanca në Kuvend me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu është shoqëruar me tensione mes saj dhe deputetëve të PD-së.

Teksa ministrja Koçiu fliste për projekligjin për shëndetin riprodhues, ka pasur ndërhyrje nga ana e deputetëve të opozitës që janë ngritur në këmbë duke e penguar që të mbajë fjalën.

Ministrja e Shëndetësisë ka kërkuar ndërhyrjen e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila paralajmëroi se nëse deputetët e PD-së nuk mbanin qetësi do të ndërpriste seancën.

“Uluni është e pamundur, do të ndërpres interpelancën dhe do të vazhdoj me rendin e ditës”, iu drejtua kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Ndërsa ministrja Koçiu i kërkoi që të mos bërtisnin dhe të tregonin respekt.

“Keni interes, keni miratuar një interpelancë për ligjin  shëndetit riprodhues, keni respekt se kjo e bërtitur nuk tregon se nuk keni asnjë forcë argumenti. Mund të lejoni të vijohet seanca ashtu siç duhet ju lutem”, u shpreh Koçiu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re