I ftuar në Panorama TV, akademiku, Artan Fuga, foli për gjendjen aktuale politike në Shqipëri, gjendjen e opozitës, aksionin e saj dhe cila mund të jetë zgjedhja.

Ai theksoi se niveli i funksionimit të qeverisjes në Shqipëri dhe sidomos gjendja në parlament është në pikën më të ulët në këto 33 vite.

Sipas tij ka një sërë faktorësh që e kanë çuar vendin në këtë gjendje, e disa prej tyre janë: Regjimentimi i deputetëve, të drejtat e individit deputet, fakti që deputetët e PD janë bërë kashtë e k*qe, dhe fakti që konsiderohet mosbindje civile ngritja e karrigeve, që sipas tij është për të ardhur keq.

“Ajo që unë mund të them në këtë ditë,  unë dua të them që, niveli i funksionimit të qeverisjes në Shqipëri dhe sidomos gjendja e parlamentit shqiptar është në pikën më të ulët.

Kjo nuk lidhet vetëm me atë që opozita që drejtohet nga Berisha, që e konsideron mosbindje civile, por nga shumë parametra të tjerë. Regjimentimi i deputetëve, të drejtat e individit deputet,  fakti sepse deputetët e PD janë bërë “kashtë e k*qe”, dhe fakti që konsideron mosbinndje civile ngritjen e karrigeve është për të ardhur keq” tha Fuga.

E duke vazhduar me mundësinë e një zgjidhje, Fuga u shpreh gjëja më e mirë për opozitën është reformimi i saj.

“Unë nuk di të jap receta për opozitën, por gjëja më e mirë për opozitën është të reformohet.

Qytetarët kanë humbur besimin tek shumë nga drejtuesit e opozitës dhe e treta që të hapi rrugë për të rinjtë në drejtim” tha ndër të tjera ai.

Për mazhorancën kjo situatë është ideale, sipas akademikut, i cili specifikon faktin që opozita që drejtohet nga Berisha, po bën të njëjtën gjë që ish-kryeministri ka kritikuar te ai lloj opozitarizmi fals që drejtohej nga Lulzim Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re