Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar momentin kur disa ligjvënës të opozitës hynë në godinën e kryesisë së Kuvendit përmes dritares.

Berisha u shpreh se një grup deputetësh të PD u detyruan të bëjnë Tarzanin duke u ngjitur nëpër mure për të hyrë në zyrat e tyre.

Ish-kryeministri theksoi se situata kritike në vend tregon “lepurin e madh që i ka hyrë në bark Ramës dhe organizatës së tij kriminale”.

Ai theksoi se kreu i qeverisë “në përpëlitjet e tij po përpiqet të mbahet zvarrë në pushtetin e tij të krimit”.

Berisha: “Situatën kritike që ndodhet në vend tregon frikën e tmerrshme, lepurin e madh që i ka hyrë në bark Ramës dhe organizatës së tij kriminale. Kurrë s’mundet një roje të hyjë në institucion, jo më në zyrën e tij. Deputeti ka të drejtë të hyjë në çdo institucion, kjo ndodhi sot me Ramën i cili në përpëlitjet e tij përpiqet të mbahet zvarrë në pushtetin e tij të krimit.

Sot për herë të parë në historinë e parlamentit, grup deputetësh të PD u detyruan të bëjnë Tarzanin, për të hyrë në zyrën e tyre në Parlament, të ngjiten mbi mure, është skenë unike në mediat e huaja, po qarkullon në të katërt anët e botës. Dëshmi e narkoshtetit dhe regjimit të Ramës të bazuar në krim e drogë.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re