Skip to content

Deputetët e PDK-së futen në sallën kryesore të Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës/ Dehari: Pa marrëveshje, nuk zgjidhet ngërçi politik

PDK alenac a

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë futur në sallën kryesore të Kuvendit, duke kërkuar që të vijojë seanca konstituive.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka paralajmëruar ndërmarrjen e hapave që, sipas tij, synojnë mbrojtjen e demokracisë dhe respektimin e Kushtetutës.

Ndërsa kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje politike mes partive parlamentare, duke vlerësuar se vazhdimi i seancave pa rezultat nuk i shërben zgjidhjes së ngërçit institucional.

Dehari përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se vitin e kaluar, me 26 qershor 2025, Gjykata Kushtetuese kishte ritheksuar nevojën që Kuvendi të konstituohej brenda afatit 30-ditor, me afatin që fillonte të rridhte që nga dita e shpalljes së aktgjykimit KO124/25.