Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë sot i pranishëm në Kuvend, ndërsa në një prononcim për mediat pas mbylljes së seancës plenare është pyetur në lidhje me takimin e zhvilluar mes Enkelejd Alibejat dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.

Basha tha se takimi nuk ka qenë sekret, ndërsa shtoi se PD insiston që debatet për Reformën Zgjedhore të bëhen në publik.

“Asgjë nuk ka dhe nuk do të jetë sekrete. PD insiston qe debate për reformën zgjedhore të behet në publik. Është në interes publik që ky debat të mos vonohet më. Ka muaj që ky debat, nën alibi të ndryshme, i ka ikur përgjegjësisë për të mbledhur komisionet e Reformës Zgjedhore dhe shpresoj që edhe me insitimet e ndërkombëtarëve, këtyre alibive t’u vijë fundi dhe komisonet të mblidhen këtë javë”, tha Basha.

Ndërkohë që kreu demokrat po fliste për gazetarët, Rithemelimi ka përdorur zhurmues për t’i penguar fjalën.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re