Skip to content

Deputetët kthehen në punë, pasditen e të hënës nis sesioni i ri parlamentar

Pasditen e se hënës deputetet do te rikthehen ne Kuvend për te çelur sesionin e ri parlamentar. Ky është sesioni pare ne 3 dekada qe Partia Demokratike nuk është pjese e Parlamentit.

 

Tashme vendet e deputeteve demokrate dhe aleateve te tyre janë zënë nga deputete qe kane krijuar 3 grupe te reja parlamentare, grupi “Demokrat” i Rudina Hajdarit, grupi “I pavarur” pjese e te cilit është Ralf Gjoni e grupi i “Partive te djathta”; grupe te cilat se bashku me grupin parlamentar te PS përbejnë strukturën e re te Kuvendit.

 

Këto grupe parlamentare do te vendosin ne këtë sesion për shkarkimin ose jo te presidentit te republikës, Ilir Meta, vendim i cili merret me 94 vota. Ne tetor përfundon afati i komisionit hetimor i ngritur nga kryetari i shtetit e pasi komisioni i Venecias te japë mendimin e tij për këtë çështje, Parlamenti do te vendose për fatin e Ilir Metës.

 

Por kjo nuk është e vetmja çështje qe Parlamenti ka për te zgjidhur me presidentin e Republikës. Janë 9 ligje qe gjate muajve te verës kreu i shtetit ka refuzuar t’i dekretoje e tani mazhoranca do te vendose nëse do te pranoje vërejtjet e tij apo thjesht do ti miratoje ato pa asnjë ndryshim. Ne fund te muajit nëntor përfundon afati i komisionit për reformën zgjedhore, e mbetet për tu pare nëse ndryshimi i ligjit zgjedhor te do te behet me opozitën e re, pa kontributin e Partisë Demokratike e LSI.

 

Ne këtë sesion, Parlamenti do te miratoje edhe 2 anëtarë te Gjykatës Kushtetuese, pasi Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi ka realizuar verifikimin e kandidaturave e pritet vetëm renditja sipas meritës para se t’i dërgohen deputeteve për votim.