Në Kuvend po raportojnë një sërë drejtuesish të institucioneve të pavarura. Në listën e gjatë të raportimeve është edhe prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela.

Kryeprokurori do të raportonte para Parlamentit për shifrat e kriminalitetit dhe punën e institucionit që ai drejton. Edhe pse është një nga temat më të rëndësishme për ndëshimin e krimit dhe luftën krimit të organizuar, në sallën e Parlamentit deputetët e kanë braktisur paraqitjen e raportit nga kryeprokurori.

Nga kamerat në sallë rezulton se vetëm 8 nga 122 deputetë janë në sallën e Kuvendit, ndërsa pjesa tjetër e ka injoruar totalisht Prokurorin e Përgjithshëm. Ky është vëzhgimi që bën analisti dhe politologu Afrim Krasniqi, i cili shkruan.

“Prokurori i Përgjithshëm po mban raport në Kuvend. Po flet për gjendjen e kriminalitetit! Temë e rëndësishme, zyrtari nga më rëndësishmit. Shikoni pamjen absurde: në sallë vetëm 8 nga 122 deputetë. Pamje live e TVSH, skenë fyese! Politikë & institucione & retorikë & Kuvend formal“, shkruan Krasniqi në rrjetet sociale.

 

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re