Teksa deputetët e opozitës janë duke u përplasur me gardën jashtë dyerve të Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha ka hyrë “live” në rrjetin social “Facebook”.

Ai ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe vendimi i Këshillit të Mandateve për t’i hapur rrugë arrestimit të tij, ishte antikushtetues.

Lexo edhe :Related Posts

“Parlamenti ka më shumë gardistë se deputetët. Prej shumë javësh paralmenti është shëndrruar në antikushtetueshmëri. Sot pas një vendimi antikushteus të Gjykatës Kushtetuese, pas një vendimi antikushtetues të komisionit Rama- Brava, votoi për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e kryetarit të Partisë Demokratike, duke besuar se në këtë mënyrë do të mposhtin opozitën.

Këta ministra, ky kryeministër këta deputetë pasurohen si shushunja duke thither gjakun e më të varfërve të kësaj shoqërie. Këta i pret gjyqi i madh i historisë, këta të ardhme nuk kanë”, tha Berisha. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re