Përplasja mes socialistëve dhe demokratëve sa i përket prezencës fizike në sallën e mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare ka vijuar edhe këtë të ëmrkurë. Ndërsa deputetët demokratë u paraqitën fizikisht në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, deputetët e mazhoracnës kanë këmbëngulur se do të zbatonin vendimin e marrë për zhvillimin e mbledhjeve online pa prezencë fizike.

Në brendësi të debatit, nënkryetari i Komisioni, njëherësh deputet demokrat, Helidon Bushati ka bërë thirrje që deputetët e mazhorancës të kthehen nga udhëtimet e tyre jashtë shtetit dhe të bëhen mbledhje normale me prezencë fizike, pasi në mënyrën online, nuk po bëhej dot as lidhje teknike.

“Të ndërpresin udhëtimet jashtë vendit dhe shopingun dhe të vijnë në sallë për të kryer detyrën”- tha Helidon Bushati. Deputeti i PD, Lefter Gështenja kërkoi zbatimin e Rregullores së Kuvendit për të mos i hequr të drejtën e fjalës opozitës.

Pjesë nga debati:

Nënkryetari Helidon Bushati (Deputeti i opozitës): Ne jemi që mbledhja të zhvillohet vetëm në mënyrë fizike. Keni vetëm 10 minuta që nuk arrini të bëni as lidhjen teknike me deputetët tuaj se njëri mund të jetë edhe në avion, dikush është jshtë shtetit. Prandaj kryetar është shumë e rëndësishme prezenca fizike këtu.

Kryetari i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese: Kolegët e opozitës janë prezentë por kjo nuk varet nga unë sepse ka një vendim që duhet ta zbatoj. Është krejtësist e pamundur të zhvillohet fizikisht.

Deputetët e opozitës: Padyshim sepse kushedi në çfarë lokali janë deputetët tuaj. Ne jemi të gjithë të vaksinuar, të pajisur me maska dhe ruajmë distancën. Kjo është një farsë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko