Naftëtarët e uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh janë mbledhur përpara uzinës ditën e sotme. Ndaj tyre nuk është dhënë asnjë përgjigjie sesi do të vazhdojë situata për problemin e tyre. Pasi paga e 12 është dhënë, nuk ka asnjë vendim tjetër të ndërmarrë nga qeveria.
Ndërsa kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj ka bërë thirrje që edhe deputetët ta shtronin në kuvend këtë cështje, pasi në rastin kur kanë pasur nevojë për vota janë paraqitur para naftëtarëve, ndërsa pas zgjedhjeve nuk kujtohen për ta.
Sokol Dautaj:
Ne jemi mbledhur sërish sot. Palët janë të njohura me situatën, nuk kemi dicka të re për të kërkuar pas një viti. Kemi kërkuar pafund që kjo rafineri të vihet në punë. Para pak ditësh edhe deputeti i zonës e ka ngritur në parlament si shqetësim. Le të flasin edhe deputetët e opoziutës. Ka 16 deputetë qarku i Fierit. Pse heshtin pse u mbyllet goja për këtë. Se kur vijnë për vota të gjithë vijnë këtu tek naftëtarët. Shpresoj të gjendet një zgjidhje një orë e më parë se nuk ka një zgjidhje tjetër përvec rafinerisë. Janë në një moshë që nuk mund të dalin në pension.
…
/faxweb
