Deputeti i opozitës shqiptare, Adriatik Alimadhi, lajmëroi se tashmë ndihet më mirë nga ana shëndetësore dhe se ka lënë reanimacionin dhe është shtruar në avion në spitalin COVID2 “Shefqet Ndoqi”.

Deputeti në një reagim në rrjetet sociale, ka postuar edhe foto të tij me infermierët dhe mjekët e spitalit të cilët i falënderon për përkujdesjen e përkushtimin.

“Sot dola nga reanimacioni dhe kam kaluar ne pavion ne një gjendje shëndetësore me te mire. Kjo sipas këshillave te mjekeve.

Nje falenderim dhe mirenjohje per shefen e reanimacionit te sanatoriumit ‘Shefqet Ndroqi’ Dr. Alma Cani. Dr. Alma me perkushtim dhe profesionalizem i sherbente te gjithe pacienteve ne reanimacion, por mbi te gjitha shume njerezore, e cila mbante kontakte me vajzat e mija dhe familjen time duke i sqaruar per gjendjen time shendetesore. Mirenjohje pafund Alma

Respekt te veçante per çdo infermier, sanitar te reanimacionit, te cilat kishin fituar kulturen e punes ne kete profesion shume te veshtire. Ishin ato qe na sherbenin, pastronin per te gjitha sherbimet personale tonat te domosdoshme pa asnje fare ndrojtjeje. Vleresimet e mija te sinqerta per keto zonja, nena dhe motrat tona.

Aktualisht jam vendosur ne pavion ne nje gjendje me te mire shendetesore, sipas keshilles se mjekeve.

Ju përshëndes te gjithëve nga zemra adriatik alimadhi”, ishte statusi i tij në Facebook.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re