Deputeti i Bllokut të Përbashkët të Listës Arabe që përfaqëson palestinezët shtetas izraelitë, Sami Abu Shehadeh, kritikoi zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) që morën pjesë në një seancë të Kuvendit të Izraelit nëpërmjet platformës “Zoom”, duke u thënë “është turp kjo që bëni”
Sipas lajmeve në mediat izraelite, në një seancë të komisionit parlamentar të kryesuar nga Avi Dichter, ish-kreu i shërbimit të sigurisë së vendit Shin Bet, morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Investitorëve të Huaj të EBA-së, Jamal al Jarwan ash-Shanti dhe Zëvendëssekretari i Tregtisë së Jashtme në Ministrinë e Ekonomisë së EBA-së, Juma Mohammed Al Kait nëpërmjet Zoom.
Në videot që marrin pjesë në mediat, Shehadeh duke iu drejtuar njërit prej zyrtarëve të EBA-së i tha: “A jeni në dijeni të asaj që ka ndodhur apo nuk i kuptoni arsyet që janë pas normalizimit?.
“Edhe nëse një hap i ndërmarrë ka dimensione ekonomike, morali është një faktor i rëndësishëm. Nëse nuk keni turp, bëni çfarë të doni. Mendova se EBA ishte në anën e arabëve apo nuk është ashtu?, theksoi Shehadeh, i cili u nxorr nga salla pasi i injoroi paralajmërimet e Dichter.
Shehadeh e braktisi sallën duke u thënë zyrtarëve të EBA-së “është turp kjo që bëni”
Ndërkohë, Dichter i cili kërkoi falje nga delegacioni i EBA-së, duke deklaruar se ekziston një proces i marrëveshjeve të normalizimit në rajon dhe disa qarqe të tilla si administrata palestineze, nuk duan të kuptojnë se kushtet kanë ndryshuar.
