Policia britanike konfirmoi se ligjvënësi britanik David Amess humbi jetën pasi u godit me thikë disa herë gjatë takimit me votuesit e tij në Essex.

Sipas raportimeve, 69 vjeçari Amess, i cili ishte nga Partia Konservatore e Kryeministrit Boris Johnson, u sulmua nga një burrë që hyri në takimin e tij elektoral.

“Ne u thirrëm në një adresë në Eastwood Road North menjëherë pas orës 12.05 sot pasdite”, tha policia e Essex-it në një deklaratë, ku shtohet: “Ne arritëm dhe gjetëm një burrë të plagosur”

Në deklaratë thuhet se Amess u trajtua nga shërbimet e urgjencës, por vdiq në vendngjarje.

Raportohet se një 25-vjeçar “u arrestua shpejt pasi oficerët mbërritën në vendin e ngjarjes me dyshimin për vrasje, ndësa u gjet edhe një thikë”.

Amess kishte qenë deputet që nga viti 1983 për zonat zgjedhore Basildon dhe Southend West.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re