Deputeti i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Luan Baçi ka denoncuar sipas tij jetën luksoze të kryetares së bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi.

Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat i referohet edhe një emisioni investigativ, ku kryebashkiakja shfaqet në një makinë luksoze.

Luan Baçi thotë se ‘Bufi i hap tender vetes së saj për një makinë të rehatshme me vlerë 55 milionë lek’.

“Cili banor i Roskovecit nuk do e donte një makinë të tillë? Pasi kujtojmë zonja Bufi këtë makinë luksi e merr me paratë e banorëve të varfër të Roskovecit. Duket se e ka pasion vjedhjen pasi nuk ndalet në abuzimin e vazhdueshëm me taksat e qytetarëve dhe arrogancën e saj në krye të Bashkisë”, deklaron deputeti demokrat, i cili thekson se “qytetarët paguajnë taksa për investime në zonë dhe jo për jetën e luksit të kryetares së bashkisë.

Deklarata e Luan Baçit

Bashkia Roskovec është një nga bashkitë më të varfra të vendit ku ekonomia e qytetarëve është në pikën më dramatike. Asaj të mbijetesës.

Por ky fakt nuk i bën aspak përshtypje kryetares së pangopur Majlinda Bufi.

Në këtë video të realizuar nga emisioni investigativ ‘Piranjat’ shihet kryetarja e Roskovecit ne makinën e luksit dhe se si ajo i ikën medias për llogaridhënie.

Milioneres në fjalë nuk i mjaftojnë bizneset që ka në administrim, gjobat që vë apo korrupsioni që bën më Bashki, por ajo i hap tender vetes së saj për një makinë të rehatshme me vlerë 55 milionë lek.

Zonja në fjalë ka firmosur urdhrin për ngritjen e komisionit të llogaritjes të fondit limit dhe specifikimeve teknike, i cili ka dalë në një vendim në datën 14 shtator dhe ka vendosur specifikimet e para, sipas te cilave makina duhet të ishte e zezë ose ngjyrë gri e zënë, dhe kërkesat për luksin ishin vetëm për sediljet e lëkurës.

Ndërsa në tenderin e hapur më 6 nëntor, kërkesat dhe specifikimet teknike të grupit të prokurimit rriten. Më saktë ekzagjerohen duke kërkuar sedilje lëkure plus tapiceri lëkure, ngrohje dhe ftohje të ulëseve, pasqyra elektrike, xhama të zinj origjinal fabrike, opsionin Start-stop të motorit, klimë bizonale, por dhe kompjuter bordi, Navi dhe Bluetooth.

Cili banor i Roskovecit nuk do e donte një makinë të tillë? Pasi kujtojmë zonja Bufi këtë makinë luksi e merr me paratë e banorëve të varfër të Roskovecit.

Duket se e ka pasion vjedhjen pasi nuk ndalet në abuzimin e vazhdueshëm me taksat e qytetarëve dhe arrogancën e saj në krye të Bashkisë.

Roskoveci ndodhet në një kohë kur ka borxhe të shumta si bashki dhe me qytetarëve të shumtë pa përkrahje sociale.

Së fundmi kjo bashki me mentalitetin e partisë ‘Vidh ç’të gjesh përpara se drejtësinë e kemi ne’, ka rrëmbyer miliona para nga taksapaguesit e Roskovecit jo për të bërë ndonjë rrugë apo ndonjë shkollë por për të blerë një veturë luksoze të jashtëzakonshme që do ta kishte zili çdo kryebashkiak i vendit tonë.

Qytetarët i paguajnë taksat për investime në zonën e tyre dhe jo për dashurinë e shfrenuar të Bufit për jetën luksoze.

Partia Demokratike i bën thirrje organeve ligjzbatuese të marrin nën hetim urgjent Kryetaren e Bashkisë si dhe Këshillin Bashkiak për të rikthyer fondet e bashkisë në shërbim të qytetarëve dhe jo për të blerë bashkia makina luksi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re